Ministri i Transporti dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, ka thënë se Besa Trans ka poseduar dy licenca: njëra për transport të udhëtarëve në tregun ndërkombëtar, për të cilën tha ai, ka sjellë vendim që t’i merret për shkak keqpërdorimit që e ka bërë.
“E njejta kompani ka pasur licencë për transport të brendshëm, ndërsa kjo licencën ka skaduar në tetor, dhe e njëjta po ashtu është e pavlefshme”, tha Boçvarski, raporton SHENJA.
Boçvarski tha se ata kanë pasur licenca për 4 autobusë.
“Autobusi i djegur, nuk është paraqitur nga pronari në bazën elektronike të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, kështu që autobusi nuk ka pasur licencë, ndërsa ka shfrytëzuar licencë të nj autobusi tjetër”, tha Boçvarski.
Boçvarski, tha se transportuese as nuk e ka paraqitur dhe as nuk ka kërkuar licencë për autobusin që është djegur.
“Transportuesi ka keqpërdorur leje nga autobusë tjetër dhe me këtë ka shkelur rregulloret. Për këtë shkak ia kemi marrë lincën. Me kërkesë të prokurorisë kemi dërguar të gjitha materialet, dhe në të ardhmen do të përgjigjemi në bazë të kërkesës së prokurorisë”, u shpreh më tej Boçvarski.