Fillon debati rreth amendamenteve të projekt buxhetin për vitin 2022

Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet sot duhet të nisë debatin rreth amendamenteve për Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, pasi dje përfunduan pesë ditët e parapara të debatit të përgjithshëm.

Marketing

Janë dorëzuar gjithsej 223 amendamente, të cilat gjithashtu duhet të diskutohen për pesë ditë, pas së cilës teksti duhet të dorëzohet në Qeveri, e cila duhet të përfshijë amendamentet e pranuara. Pas kthimit në Kuvend, Projektbuxheti i ndryshuar shkon në seancë plenare, ku debati zgjat pesë ditë.