Prokurorët bullgar: Përfaqësuesi i “Besa Trans” është i kapshëm për organet e hetuesisë

Prokurorët bullgar të cilët sot në Shkup, i morën nga Prokuroria Publike të gjitha dokumentet e nevojshme dhe mostrat e ADN-së, deklaruan se përfaqësuesi i “Besa Trans” është i kapshëm për organet e hetuesisë dhe se me te në orët e hershme është zhvilluar një bisedë.

Marketing

“Përfaqësuesi i firmës është i kapshëm, me atë po punohet në mënyrë intensive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai është i kapshëm për organet e hetuesisë”, thanë prokurorët.