“Thuaj nënës për 10 minuta jam në shtëpi, ma bëj bukën”, fjalët e fundit të Ledion Hamzajt me të atin

Jakup Hamzaj, xhaxhai i tashmë të ndjerit, Ledion Hamzajt, i cili mbeti i vrarë dje në rastin tragjik në Gllogjan, ka dhënë detaje për momentet e fundit para se i nipi të vritej.

Marketing

Ai tha se për rastin e kanë lajmëruar vëllain [babain] e tij, ku i thanë “na kanë gjuajt, na kanë plagos dhe ka viktima”.

Hamzaj thotë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë babai i Ledionit dhe ai ka qenë i pari që ka hyrë në autobus.

“Ai i pari ka hy në autobus, e pas e ka kapë vajzën e bashkëfshatarit dhe ia ka qitë në dorë Mustafës, për dritare ia ka qitë në dorë dhe në fund e ka kapë djalin e vet. Djali ka pasë shenja jete, por ka ndërruar jetë pastaj”, është shprehur Hamzaj për News24, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se vëllai i tij me të birin e plagosur deri në ato momente janë nisur menjëherë për në Spitalin e Pejës dhe më të arritur atje e kanë marrë lajmin se Ledioni dhe një nxënëse kanë ndërruar jetë.

“Vëllau ka shkuar menjëherë për Pejë dhe ne kemi shkuar pas tij. Atëherë kur kemi shkuar atje e kemi marrë lajmin se kanë ndërruar jetë të dy. Në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësi, vëllau kur e ka kapë, e ka kapë të vdekur”, është shprehur Hamzaj, njofton Klankosova.tv.

Hamzaj thotë se me nipin nuk kanë pasur mundësi të flasin, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore nga plagët e marra dhe ishte në gjendje vetëm të merrte frymë.

Ndërsa, biseda e fundit me Ledionin, xhaxhai i tij thotë se ka qenë mes babait të Ledionit, ku ky i fundit i ka kërkuar nënës së tij që t’ia përgatisë ushqimin pasi është afër për në shtëpi.

“Me të birin ka biseduar 10 minuta përpara se të ndodhte rasti. I ka thënë “babë, për 10 minuta thuaj nënës jam në shtëpi dhe ma bëjë bukën”. Është vonuar, kur janë bërë 10 minuta u vonua edhe pesë minuta dhe kur e ka thirr dhe thotë se nuk iu ka përgjigjur dhe një vajzë e ka marrë telefonin e Ledionit dhe e ka thirr babain e tij, i ka thënë se “na kanë gjuajt, na kanë plagosë dhe ka të vrarë””, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.