Vaksinimi i detyrushëm, a do të rrezikohen vendet e punës? Përgjigjet Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha është duke u shqyrtuar masa të reja për persoant e punësuar dhe të pavaksinuar me qëllim që të mos rrezikojnë vendet e punës.

Marketing

“Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune. Propozimi i mjekëve amë do të jetë stimul, përkatësisht kur do të tejkalojnë 70% e vaksinimit të pacientëve të mbuluar, do të shpërblehen me 30 denarë për pacient. Ky është propozimi ynë.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.