Nexhmedin Spahiu: Isa Boletini ishte analfabet!

Analisti nga Mitrovica e ka quajtur sërish analfabet heroin kombëtar Isa Boletinin.Përmes një postimi ai ka shkruar se në Kuvendin e Vlorës të vitit 1912, nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku i Novi Pazarit kishin marrë pjesë 19 delegatë të cilët ishin intelektualë, ndërsa vetëm Isa Boletini analfabet.

Marketing

Profesori Spahiu ka shkruar se në filmin për 28 Nëntorin ishte pjesë e propagandës së Enver Hoxhës, ku gjitha këto vise ishin përfaqësuar me Isa Boletinin, me qëllim që kosovarët të paraqiteshin si analfabetë. Postimi plotë:Delegatët nga Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit e Maqedonia në Kuvendin e Vlorës më 1912:Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Dervish Beg Mitrovica, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli, Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima.
Nga këta 19_të, të gjithë ishin intelektualë pos Isa Boletinit që ishte analfabet. Në filmin e propagandës enveriste për 28 Nëntorin, gjithë Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Novi Pazarit përfaqësohet vetëm me Isa Boletinin. Dhe Isës së shkretë, pa të cilin nuk u ngrit flamuri kuq e zi, dhe i cili të gjithë djemtë i kishte me fakultete, Enver Hoxha ia vrau djemtë. Qëllimi ishte t’i portretizonte kosovarët si analfabeta./Blic