AC Milan pëson humbjen e dytë radhazi, mposhtet nga Sassuolo

AC Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi, duke pësuar disfatë në shtëpi ndaj Sassuolos.

Marketing

“Rossonerët” humben me rezultat 1 – 3, në kuadër të xhiros së 14-të në Seria A, shkruan lajmi.net.

Alessio Romagnoli pas një asistimi të bukur nga Theo Hernandez, kaloi Milanin në epërsi (21′).

Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi Scamacca barazoi rezultatin (24′).

Ishte Simon Kjaer që në përpjekje për të larguar topin, aksidentalisht shënoi autogol, duke i dhënë epërsinë Sassuolos për herë të parë në ndeshej (33′).

Kur mendohej se Milan do rikthehej furishëm, Sassuolo përfitoi nga një gabim i Franck Kessie dhe ishte Berardi që e konkretizoi në gol në mënyrë fenomenale (66′).

Tutje, Milanit iu vështirësuan edhe me shumë rastet, pasi Romagnoli u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme (77′).

Me këtë humbje, Milan renditët në pozitën e dytë me 32 pikë, derisa Sassuolo ngritët në vendin e 12-të me 18 sosh.