Me rastin e ditë së punonjësve tatimorë,Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami përmes një postimi ka uruar të gjithë punonjësit, ndërsa potencon se si drejtori, do të vazhdojnë bashkëpunimin e sinqertë edhe me institucionet tjera relevante, si ato shtetërore, private por edhe rajonale dhe ndërkombëtare. elami shkruan se se përgjegjësia e lartë shoqërore, puna e drejt dhe profesionale si dhe sundimi i akteve ligjore, duhet të jenë korrnizat parimore në kryerjen e detyrave dhe obligimeve.
Postimi i plotë:
Respekte dhe nderime në datën kushtuar punonjësve tatimorë
Të nderuar punonjës tatimorë,
Në pamundësi të jem sot bashkë me ju, ashtu siç ishim në periudhën e kaluar, për shkak të ngjarjes tragjike, në këto ditë pikëllimi për mua dhe familjen, më lejoni në këtë mënyrë të shpreh respektin dhe mirënjohje për të gjithë ju që me punën tuaj, bashkërrisht arritëm shumë suksese dhe tejkaluam shumë sfida.
Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për punonjësit tatimorë, por edhe për Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe për qytetarët.
Themi se është ditë e veçantë për qytetarët sepse me punën tonë kemi bërë përpjekje të ndërtojmë partneritet të sigurtë dhe të qëndrueshëm me qytetarët.
Gjithashtu, bashkë kemi kaluar edhe sfidën shkaktuar nga KOVID 19, por siç e dini, ne si drejtori ishim faktori kyç me masat ekonomike të antikrizës, të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat lehtësuan dhe ndihmuan kompanitë dhe subjektet tjera për ta mbrojtur biznesin e tyre dhe për ti ruajtur vendet e punës dhe të ardhurat bazë për qytetarët.
Ne si drejtori, do të vazhdojmë bashkëpunimin e sinqertë edhe me institucionet tjera relevante, si ato shtetërore, private por edhe rajonale dhe ndërkombëtare.
Drejtoria e të Ardhurave Publike ndjehet krenare me punën dhe të arriturat e tanishme, të cilat janë rezultat i punës së palodhsme të punonjësve tatimore, punës ekipore dhe përkushtimit profesional.
Andaj, dua nga zemra t’ju uroj këtë ditë kushtuar për ju që kontribuat dhe vazhdoni të kontribuoni për një institucion i cili është shembull i tejkalimit të sfidave teknologjike dhe bashkëkohore, të cilat dita ditës po lehtësojnë qasjen e qytetarëve dhe kursejnë kohën e tyre.
Gjithashtu, dua të theksoj se përgjegjësia e lartë shoqërore, puna e drejt dhe profesionale si dhe sundimi i akteve ligjore, duhet të jenë korrnizat parimore në kryerjen e detyrave dhe obligimeve.
Duke ju uruar shëndet të plotë Juve dhe të afërmve tuaj, shpresoj të takohemi për punë të mira dhe projekte të suksesshme!
Me respekt,
Abdul-Selam Selami