Zaev: Ka përfundime në takimin me Gashin

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderin e Alternativës, Afrim Gashi ka njoftuar se kanë pasur një takim konstruktiv dhe me disa përfundime.

Marketing

“Kishim një takim konstruktiv. Kemi përfundime. Shërbimi për media i Qeverisë menjëherë do t’i shpërndajë me të gjitha mediat. Ju falënderoj”, tha Zaev i cili nuk u ndal për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Para takimit kryetari i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi se do t’i ofrojnë një mundësi qeverisë, që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike