Tërmet me fuqi 5,1 ballë në Turqi

Një tërmet me fuqi 5,1 ballë ka goditur sot në mëngjes Detin Egje, bëri të ditur Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Tërmeti ndodhi në provincën perëndimore të Izmirit në orën 7:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, theksoi AFAD.

Epiqendra e tërmetit ishte 56,18 kilometra nga rrethi Urla, me një thellësi prej 3,97 kilometrash.

AFAD raportoi gjithashtu se u regjistrua një pasgoditje me magnitudë prej 4,3 ballë. Pasgoditja raportohet se ka ndodhur në një thellësi prej 7,16 kilometrash.​