Grubi: BDI-ja me LSDM-në edhe nëse shkon Zaevi

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, për programin 200 që transmetohet sonte në orën 21 e 50 në Alsat ka deklaruar se BDI do të qëndrojë në Qeveri me LSDM-në, edhe nëse Zoran Zaev vendos që të tërhiqet zyrtarisht edhe nga posti i kryeministrit. Grubi ka deklaruar se Ahmeti ka bërë marrëveshje me Zaevin për qeverisje 2020-2024.

Marketing

“Do ta respektojmë në përpikëri vullnetin e tyre, sepse është vendim sovran i Lidhjes Sociademokrate, por do të jetë vendim sovran edhe nëse propozojnë mandatar të ri në emër të Lidhjes Socialdemokrate, i cili do t’i prijë Qeverisë në vijim. Vlerësojmë që muajt ne vijim do të duhet të ketë pak tolerancë edhe nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, në mënyrë që t[i rrumbullakojmë këto çështje që i përmendëm.16:59 Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim të madh, në veçanti në aspektin programor, sepse ai është harmonizuar për 4 vjet.17:29 Ne jemi në këtë koalicion, shpresojmë deri në vitin 2024, pa marrë parasysh, kush nesër do të jetë kryeministër.”- deklaroi Grubi./Alsat-M