Sot në Beograd është zhvilluar takimi i 19-të Ministror i organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Fokusi i takimit të këtij viti ka qenë Paketa e Energjisë së Pastër 1 dhe 2 e cila është miratuar si zhvillim pas reformave të tregut të gazit dhe energjisë elektrike të orientuara drejt tranzicionit në energji të gjelbër.
Gjatë takimit ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka mbështetur fuqimisht kërkesën e Republikës së Kosovës që të të ndërrohet emri nga UNMIK në Republika e Kosovës në Traktat pasi Qeveria e Kosovës është palë ligjore e të gjitha kërkesave të Traktatit që nga 17 shkurti 2008.
Këtë mbështetje të ministrit Bekteshi e ka përshëndetur edhe ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli
“Prandaj, kam kërkuar që të ndërrohet emri nga UNMIK në Republika e Kosovës në Traktat pasi Qeveria e Kosovës është palë ligjore e të gjitha kërkesave të Traktatit që nga 17 shkurti 2008.
Jam mirënjohëse për Republikën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbështetur Republikën e Kosovës në këtë çështje” – ka shkruar Artane Rizvanolli
Kjo mbështetje e ministrit Bekteshi, ka dëshmuar edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.