Dyshoj edhe në elemente korruptive, qoftë në doganë, qoftë në polici, qoftë edhe nëpër institucione tjera dhe prandaj kërkuam si Qeveri, e obliguam inspektoratin shtetëror të transportit bashkë edhe me doganën që të dorëzojnë raport dy ditor mbi një inspektim të jashtëzakonshëm ndaj ndërmarrjes që është pronare e autobusit famëkeq. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin 200 përball gazetarit Nazim Rashidi.
“Do të ketë veprim konkret dhe nuk do të lëmë gurë pa lëvizu pa e zbardhur të vërtetën. Do të ketë veprime konkrete dhe do të bartë përgjegjësi gjithsecili që ka gabuar, qoftë ai një doganier i thjeshtë, qoftë ai një policë, një drejtor apo edhe një ministër. Kudo qoftë se konstatohet përgjegjësia për keq bërje absolutisht, pa asnjë pardon këtë e keni premtim publik që çdokush do të bartë përgjegjësi për anashkalimin e sistemit dhe të procedurave”, është shprehur Grubi.