Grubi: Kryeministri Zaev, element kohezioni i partnerëve të koalicioni

Nuk është vetëm insistim i BDI-së, është insistim i të gjithë ministrave që janë pjesë e kabinetit qeveritar përfshi edhe ata të LSDM-së, por edhe i të gjithë partnerëve të tjerë të koalicionit që z. Zoran Zaev të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit deri në fund të mandatit të kësaj qeverie. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin 200 përball gazetarit Nazim Rashidi.

Marketing

“Zoran Zaev dha dorëheqje me të cilën ne nuk u pajtuam për arsye se konsideruam se zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen e vendin dhe për koalicionin qeverisës. z. Zaev që nga viti 2017 e deri në vitin 2020 në partneritet me ne ka dëshmuar se ka sjellë vendime goxha të guximshme sa i përket të ardhmes strategjike të vendit tonë të përbashkët, qoftë ajo me ndryshimin e kushtetutës, qoftë me marrëveshjen e Prespës, qoftë ajo me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, qoftë ajo edhe me rrumbullakimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit përmes miratimit dhe zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Tash kur kemi arritur në një finale të madhe në negociatat të cilat i kemi me fqinjin tonë Bullgarinë për të zhbllokuar ecurinë tonë drejt BE-së, z. Zoran Zaev është figura qendrore, protagonisti i gjitha këtyre diskutimeve dhe do të mund ta tejkalon këtë kontest dhe meriton hapjen e negociatave me BE-në si kryeministër”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Grubi.