Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin 200 përball gazetarit Nazim Rashidi ka thënë se koalicioni LSDM-BDI nuk do të lëkundet, pasi që këto dy parti politike janë në këtë koalicion, shpresojmë deri në vitin 2024 pa marrë parasysh se kush nesër do të jetë kryeministër, përfshi edhe kryeministrin shqiptar kur do të zgjidhet, shkruan gazeta.mk
“Asnjë gjë nuk do t’i ndodh as Qeverisë as vendit e as qytetarëve, dielli do të lind përsëri edhe pa Zoran Zaevin, edhe pa Artan Grubin edhe pa të gjithë ne që jemi aty në qeveri sepse do të zgjidhet një qeveri tjetër, do të zgjidhet një mandatar tjetër dhe jemi gjithçka në rregull, por në këtë moment në minutën e 90 të lojës nuk mund ta nxirrni lojtarin që e keni qendër të të gjithë ekipit i cili po luan lojën”, është shprehur Grubi.