Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi duke folur mbi përcaktimet strategjike të Qeverisë së vendit ka potencuar se fokusi parësor i saj janë projektet infrastrukturore.
“Kjo Qeveri është pak më ndryshe e BDI-së për arsye se të gjitha çështjet që buronin nga MO, çështjet etnike, çështjet e integrimit euroatlantik, në NATO, në BE, tashmë janë ezauruar dhe janë vendosur në binarë të drejtë, qoftë barazia gjuhësore, qoftë barazia etnike, qoftë pjesa normative e MO-së. Tash kjo qeverisje e BDI-së është e fokusuar tërësisht në projekte infrastrukturore, Korridori 8, Korridori 10 D, rruga Shkup-Bllacë, Rruga e Arbërit, digjitalizimi, mbeturinat, ujësjellës, kanalizimi dhe hekurudhat. Këto janë prioritetet.“ – është shprehur Grubi.