Takim Nura- Rufati, në fokus mbarëvajtja e proçesit mësimor në shkollat shqipe në mërgatë

Sot, në zyrat e Agjencisë për Emigracion, zëvendësdrejtori Izmit Nura realizoi takim pune me drejtorin e Sektorit për diasporë, dr. Selver Xhemaili dhe drejtorin për shkencë dhe kulturë pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Musanif Rufati. Takimi kaloi në frymë konstruktive, me ç’rast zëvendësdrejtori Nura e informoi drejtorin e Diasporës për aktivitetet dhe projektet e realizuara dhe planifikimet nga Agjencioni për Emigracion. Zëvendësdrejtori i vuri theksin përbashkëpunim më të madh në koordinimin e aktiviteteve në diasporë, për mbarëvajtjen proçesit mësimor në shkollat shqipe në mërgatë.
Nga ana e tij, dr. Selver Xhemaili, drejtor i Diasporës në Bashkësinë Fetare Islame, njëherësh falënderoi zëvendësdrejtorin Nura për mikpritjen dhe çmoi lartë angazhimin dhe kontributin e Agjencisë për Emigracion për bashkëpunimin me mërgimtarët tanë dhe bashkëveprimin e aktiviteteve fetare e kombëtare ndërmjet BFI-së dhe Unioneve të Qendrave Islamike në diasporë.
Në fund të takimit, zëvendësdrejtori Nura u dhuroi librin e gramatikës shqipe të botuar pikërisht nga Agjencia e Emigracionit enkas për diasporen me çka u dakorduam për shpërndarjen dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Marketing
Marketing