Firmoset marrëveshja mes Zaevit dhe Gashit për hyrjen e Alternativës në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan marrëveshjen zyrtare për hyrjen e Alternativës në Qeveri.

Marketing

Ndër të tjera kryeministri Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër Kovid-19

Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër Kundërvirusit- tha Zaevi.