Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë.
Ai tha se vendimi është marrë me synimin për të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësia.
Gashi tha se nuk ka qenë e lehtë për Alternativën të marrë këtë vendim, por kanë menduar në të mirë të qytetarëve.
Ne mund të themi se shumica parlamentare është rritur, 64 deputete, për të dalë nga krizat ku ndodhemi, ekonomike, shëndetësore. Alternativa ka kaluar një krizë të madhe por ne menduam se kjo ka qenë mënyra më e mirë për të çuar vendin përpara me reformat. Për ne ka qenë primare të jemi në funksion të stabilitet rajonal dhe në interes të vendit tonë, gjithashtu të shqiptarëve.. Duke u bazuar në këto 3 kritere Alternativa zgjodhi këtë rrugë. Po iu japim mundësi vendit të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.