Aktori i humorit dhe këngëtari shqiptar Olsi Bylyku i ka dedikuar këngë treshes Bora-Donald-Beatrix.
Olsi i cili është edhe tekstshkrues zgjodhi pikërisht temën më “in” të momentit për ta kthyer në këngë, shkruan lajmi.net.
Ai u kujdes që ta niste këngën që nga Për’puthen e ta mbaronte me personazhet e Big Brother.
Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi,t Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.
Ndërsa sipër videos ai sërish ka ironizuar me situatën e trekëndëshit të përmendur duke shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret , dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”.