VMRO – DPMNE: Alternativa të mbështes projektet tona në nivel lokal

Me hyrjen e “Alternativës” në Qeveri VMRO-DPMNE opozitare druan nëse Alentariva do të vazhdojë bashkëpunimin në nivel lokal. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimsa Arsovski thotë se Alterantiva duhet të mbështes të gjitha projektet e VMRO-së në nivel lokal.

Marketing

“Presim këshilltarët e Allternativës t’i mbështesin të gjitha projektet të cilat do t’i realizojë VMRO- DPMNE në nivel lokal sepse ato janë të rëndësishme për qytetarët dhe nëse merret parasysh mbështetja e Alternativës që po I jep kësaj qeveria kriminele dhe të korruptuar.”, tha Dimsa Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Në lidhje me procesin e negociatave që janë duke u zhvilluar me Bullgarinë, nga VMRO-DPMNE thonë se Zoran Zaev do të bëjë lëshime të mëdha të cilat do të dëmtojnë interesat nacionale të maqedonasave. Por pavarësisht këtë VMRO- DPMNE në asnjë mënyrë nuk do të mbështes marrëveshje me Bullgarinë e cila do jetë në dëm të Maqedonisë.

“Kur Zoran Zaev është i gatshëm të jep 3 ministri dhe pothuajse 50 poste drejtorësh vetëm për ta ruajtur karrigen dhe të vazhdojë të vjedh edhe më shumë, është e qartë se do të nënshkruajë gjithçka që Bullgaria do t’i servojë”. “Kjo do të jetë kurora e disfatës së tij ndaj Republikës së Maqedonisë.”, tha Arsovski.

Nga partia e Afrim Gashit për TVM 2 ripërsritën qendrimin se “Alternativa” ështe e gatashme të vazhdojë bashkëpunimin me VMRO-DPMNE në nivel lokal dhe se deri në këto momente ata nuk shohin arsyje për të ndërpritur këtë bashkëpunim.

Marketing