Dikur fituese e çmimit nobel për paqe, tani dënohet me burgim

Nobelistja e paqes, Aung San Suu Kyi është dënuar me katër vjet heqje lirie, nën akuzat për nxitje kundër ushtrisë dhe shkeljen e kufizimeve kundër COVID-19.

Marketing

76 vjeçarja, është arrestuar që nga grushti i shtetit në muajin shkurt të këtij viti, së bashku me shumicën e udhëheqësve të lartë të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, deklaroi se akuzat kundër Suu Kyi ishin të pabazuara dhe e përshkroi dënimin me burg si shembullin e fundit të vendosmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën dhe për të shtypur liritë në vend.

Gjyqi në kryeqytetin e Mianmarit u mbajt i mbyllur për mediat dhe organet e informimit publik të juntës, nuk i kanë përmendur procedurat. Aung San Suu Kyi përballet me një duzinë akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe shkeljen e fshehtësive shtetërore që mund ta çojnë atë në burg për më shumë se një shekull.