Lista e ngrirjes së çmimeve bazë do të kthehet në çmimet e kësaj date – Bekteshi paralajmëron shtimin e saj

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, ka folur rreth listës së ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë.

Marketing

Ai ka thënë se nëpërmjet këtij vendimi, çmimet do të kthehen me çmimin e 1 dhjetorit, duke sqaruar se pse është marrë kjo datë e po ashtu ka treguar se nëse shohin rritje të sërishme do ta shtojnë listën, shkruan Alsat.

“Është miratuar i cili është i publikuar në gazetën zyrtare, rreth ngrirjes së çmimeve të produkteve elementare, dhe nga dita e sotme do të fillojnë kontrollat nga Inspektorati që të gjitha cmimet e produkteve të cilat janë në kuadër të vendimit të kthehen me çmimin e 1 dhjetorit. Është vendosur 1 dhjetori, duke marr parasyshë që vendimet e tilla sa i përket ngrirjes së çmimeve sa i përket produkteve elementare mund të sillen vetëm në kohë krizash apo në kohë të jashtëzakonshme, duke marr parasysh këtu se jemi në kohë krize sa i përket sektorit energjetik e cila indirekt ndikon edhe në rritjen e inflacionit”, ka thënë Bekteshi.

“Ne do ta shtojmë këtë listë për ngrirjen e çmimeve, deri në fund të kësaj jave. Pra në këtë list do të hyjnë edhe vezët dhe orizi, por nëse shohim sërish rritje mbi 2.5% – 3% të produkteve të tjera, me siguri që listën do ta shtojmë”, theksoi ai./ Alsat.mk