Me kë mund të përballen Man United, City, Chelsea dhe Liverpool në 1/16 e finales? Mësohen kundërshtarët e mundshëm

Disa skuadra shumë të forta i presin Manchester Unitedin, Liverpoolin, Chelsean dhe Manchester Cityn në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Chelsea ishte skuadra e vetme nga Premierliga që u kualifikua tutje, si pozitë e dytë në tabelë, me tre skuadrat e lartëpërmendura që ishin lider në grupet e tyre, transmeton lajmi.net.

Man City, United dhe Liverpool kanë nga gjashtë kundërshtarë të mundshëm, derisa Chelsea është në në një listë të ‘ngushtë’ me top ekipe.

Kundërshtarët e mundshëm të Man Unitedit: PSG, Atletico Madrid, Sporting Lisbon, Inter Milan, Benfica dhe Red Bull Salzburg.

Kundërshtarët e mundshëm të Chelseas: Bayern Munich, Real Madrid, Ajax dhe Lille.

Kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit: PSG, Sporting Lisbon, Inter, Benfica, Villarreal ose Atalanta (ndeshja zhvillohet sonte dhe mësohet kush kualifikohet) dhe Red Bull Salzburg.

Kundërshtarët e mundshëm të Man Cityt: Atletico Madrid, Sporting Lisbon, Inter, Benfica, Villarreal ose Atalanta dhe Red Bull Salzburg.

Shorti për Ligën e Kampionëve tërhiqet javën e ardhshme me 13 dhjetor, pra të hënën e ardhshme me fillim nga ora 12:00.