Anulohet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës!

Nga Ministria e Drejtësisë për TV21 kanë konfirmuar se është anuluar vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu që duhej të realizohej sot në Shkup.

Marketing

“Për shkak të angazhimeve te zëvendësministrit të Kosovës, takimi do të mbahet ditët në vijim”, thanë nga MD e Maqedonisë së Veriut.

Sallahu duhej të realizonte takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Agim Nuhiu.

Në kuadër të vizitës së Sallahut ishte paraparë edhe vizitë në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin të burgosurit në rastin “Lagja e trimave”.