Chelsea arrin marrëveshje me yllin e Barcelonës

Chelsea ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Aruajo për ta transferuar në afatin e ardhshëm kalimtar.

Marketing

22-vjeçari e ka dëshmuar vetën si një ndër titullarët në “Camp Nou”, duke qenë 10 herë titullar dhe gjashtë herë si rezervë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, me vetëm 19 muaj të mbetur në kontratë, Barcelona është e hapur për shitjen dhe uruguaiani mund të jetë ndër lojtarët që kalon në Premierligë.

Sipas “El Nacional”, Chelsea gjithashtu tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin si pasues i Antonio Rudiger.

Raporti shton se presidenti Roman Abramovich ka mbajtur diskutime me lojtarin dhe arriti marrëveshje për nga ana financiare.

Me Aruajo që ishte titullar ndaj Villarreal, Real Betis dhe Bayern Munich, Barcelona duhet të vendos nëse janë gati të ndajnë rrugët me Aruajon në afatin kalimtar dimëror.