Këngëtarja Shkurte Gashi është gati për protesta masive.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Protestat ndërlidhen me pakënaqësitë e sektorit të gastronomisë sa i përket kufizimeve për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2.
Shkurta, mes tjerash i ka bërë thirrje kolegëve të saj që të përkrahin këtë nismë.
Pas valës së madhe të COVID-19 gjatë verës, situata epidemiologjike vazhdon të jetë stabile por kjo nuk është përkthyer me hapjen e diskotekave dhe lejimin e organizimeve masive të dasmave.
Artistët dhe komuniteti i përfshirë në veprimtaritë zingjirore të gastronomisë janë tejet të pakënaqur për këtë fakt.