







Komuna e Çairit për vetëm tre muaj ka investuar. Mbi 16 milion denarë.
✅16.483.670 denarë janë investuar për vetëm 3 muaj në më shumë rrugë të Lagjes Seravë të Komunës së Çairit, për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore.
🚧Rikonstruimi po zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Ndërsa mbi 1 milionë euro është shuma e përgjithshme që do të investohet në Lagjen Seravë për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore dhe që Komuna e Çairit i ka siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV.
🟢Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit.