Besnik Tahiri: Grubi, shembull i lidershipit transformues

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi sot ka pasur takim miqësor me Besnik Tahirin, ish zëvendëskryeministr i parë i Kosovës.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Besnik Tahirit i cili e ka postuar në rrjetin social Facebook:

Takim miqësor me Artan Grubi, Zëvendëskryeministrin e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Artani, është shembull i lidershipit transformues i cili po angazhohet me një energji të madhe për përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike.

Përkundër vështirësive në procese të tilla, shpesh edhe ecjes së ngadalshme si dhe kur entuziazmi politik dhe publik është në pikën të ulët, Artani tregohet me vullnet të fortë për të ruajtur kursin e qartë politik.

Të priftë e mbara Artan Grubi!

Marketing