Modeli i ri i flokëve nuk ishte i vetmi ndryshim që Fifi ka bërë pas daljes nga shtëpia e monitoruar 24 orë “Big Brother VIP”.
Ajo ka shtuar një tatuazh të ri në koleksionin e saj të artit trupor.
Në fakt, tatuazhi në një formë i dedikohet banorit tjetër të shtëpisë, Donald Veshajt.
Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, në një bisedë me banorët, ata patën diskutuar që të bënin një tatuazh, e madje ishte Donaldi ai i cili filloi ta thërriste Fifin – “Filoqyl”, dhe Fifi kishte premtuar se do e bënte edhe tatuazh.
Së fundmi përmes një postimi në Instagram, Fifi postoi foton e cila tregoi se ka shtuar edhe një tatuazh të ri në trup dhe që është pikërish emri “Filoqyl”.
Shihni më poshtë postimin e saj ku ka etiketuar edhe Donaldin.