Turneu i ardhshëm i Australian Open 2022 do të jetë i padisponueshëm për lojtarët e pavaksinuar.
Tenisti francez, Pierre-Hugues Herbert nuk do të jetë i disponueshëm për Australian Open pasi francezi ka preferuar të heqë dorë sepse nuk pranon të vaksinohet, ka zbuluar ‘L’Alsace’.
E përditshmja shkruan se francezi nuk do të mund të participojë në Melbourne sepse në këtë vend vaksinimi është bërë i detyrueshëm.
“Sigurisht, që nga momenti që nuk mund të rrija pa u vaksinuar, domosdoshmërisht i komplikoi gjërat. Por po, nga ana ime, është një zgjedhje personale të mos vaksinohesh. Nuk e di sa do të zgjasë, nuk e di nëse është e mundur sot të jesh tenist pa u vaksinuar”, tha ai në një video.
Nëse vaksina është një arsye, Herbert pohon gjithashtu se me renditjen e tij që ka rënë (shënimi i 110-të), ai zgjodhi të “fillojë me turne pak më të dobët në Evropë”, veçanërisht në Itali, për të nisur sezonin e tij.
Edhe Novak Gjokoviç mbetet në dyshim për të luajtur në këtë turne pasi raportohet se ai nuk është vaksinuar, sidoqoftë ende nuk është marrë ndonjë vendim konkret nga serbi.
Australian Open do të fillojë më 17 janar dhe do të mbarojë më 30 janar.