Gazifikimi i spitalit të Kumanovës ka përfunduar, ky institucion shëndetësor do të ngrohet plotësisht me gaz natyror, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Në më pak se dy vjet, ky është gazifikimi i dytë i një institucioni publik shëndetësor. Në shtator të vitit të kaluar kemi përfunduar gazifikimin e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair.
Në 4 vitet e fundit kemi investuar intensivisht në staf dhe pajisje, duke u përpjekur për dekada të tëra për ta bërë sistemin e shkatërruar shëndetësor më të aksesueshëm dhe më funksional si për pacientët ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë.
Projektet e efiçiencës së energjisë janë duke u zhvilluar në 28 godina në sektorin e shëndetësisë. Projekti përfshin Klinikën për Mjekësi Fizike në Kozllë, në Vallandovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Negotinë, Probishtip, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Shtip, Poliklinika Idadija në Shkup, Klinikën Universitare për psikiatri, si dhe disa institucione shëndetësore, stacione në fshatrat Karbinci, Peshtan, Belçishtë, Buçin, Gjerman, Rankovc, Zrnovci, Bllatec dhe Izvor”, tha Filipçe