Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, ka bërë të ditur se rreth 50 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e tornadove që kanë goditur këtë pjesë të Amerikës.
Tornadot po vazhdojnë të jenë shkatërruese në disa shtete të SHBA-së, ku disa punëtorë janë bllokuar në një magazinë të Amazon në Illinois.
Gjykatësi Craighead Marvin Day tha për Associated Press se një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë bllokuar brenda një shtëpi pleqsh në Arkansas, pasi ajo u shemb pjesërisht,
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shtetin e Kentakit, ndërsa policia tha se tornado shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë pjesët perëndimore të shtetit.
Gjithashtu, si pasojë e tornadove, një tren ka dalur nga shinat nga erërat ekstreme në Hopkins County, tha sherifi Matt Sanderson për ËKYT-TV, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu përshkroi se si dy fëmijë u raportuan të zhdukur gjatë një tornadoje, por më pas u gjetën në një vaskë që ishte nxjerrë jashtë nga forca e erës.
“Kishte dy fëmijë në zonën e Barnsley që ishin të zhdukur dhe ata u gjetën në një vaskë jo aty ku shtëpia ishte fillimisht,” tha ai.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime për tornado në shtete duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Missouri dhe Illinois.