Një defekt në një largpërçues ka lënë pa rrymë elektrike qytetet si Ohri, Resnja dhe Dibra, mëson TV21.
Jo zyrtarisht, mësohet se defekti në dy largpërçuesit, Vrutok – Spile dhe Manastir 4 – Resnje është shkak se pse ky rajon është pa energji elektrike.
Defekti është në rrjetin e tensionit të lartë të MEPSO-s. Informacionet e TV21 thonë se rreth 40 persona të ekipit të MEPSO-s janë në terren dhe përpiqen të sanojnë defektin