Në pah themelimi i Lidhjes së shoqërive kulturore shqiptare në RMV

Emra të shquar të cilët një jetë të tërë ia kushtuan artit, kulturës dhe kultivimit të vlerave kombëtare, sot u ulën dhe morrën inciativë për themelimin e Lidhjes se shoqërive kulturore artistike dhe ansambleve shqiptare ne R. Maqedonisë së Veriut. Këtë hap shumë të rëndësishëm e morrën Ansamblet më të vjetra të vendit tonë si: Ansambli „Emin Duraki“, „Ibe Palikuqi“, „Bajram Shabani“ dhe „Xheladin Zeqiri“, me shpresë se kjo Lidhje do të ndikoj pozitivisht në funksionimin e ansambleve në përgjithsi dhe se do të jetë një model për avansimin e kulturës shqiptare.

Marketing

Në suaza të kësaj mledhjeje u themeluan edhe organet funksionuese të kësaj Lidhjeje, ku me votim transparent e të rregullt për kryetarë u zgjodh z. Emin Gaxha. Kjo iniciativë u pa e nevojshme me qëllim që kultura shqiptare të progresoj e të evauloj nga amaterizmi drejt profesionalizmit.