Curry bën historinë – tejkalon rekordin historik të Ray Allen për tre pikë

Stephen Curry është zyrtarisht gjuajtësi më i suksesshëm për tre pikë në histori të NBA.

Marketing

Curry realizoi pesë tre-pikësha në fitoren e Golden State Warrriors ndaj New York Knicks, duke realizuar 22 pikë në total.

33-vjeçari theu rekordin historik e Ray Allen i cili e mbante me 2,973, gjersa tani Curry ka 2,977 tre-pikësha.

Ky ishte momenti kur Curry realizoi gjuajtjen e 2,973-të të suksesshme për tre pikë që nënkuptoi tejkalimin e Allen.

Amerikani këtë rekord e arriti në 511 ndeshje më pak të zhvilluara sesa Allen, diçka që e bën edhe më të veçantë rekordin e tij, duke nënkuptuar që ka një mesatare shumë më të mirë për tre pikë sesa Allen.

“Ishte një moment i veçantë me siguri që unë e vlerësoj dhe do ta mbaj mend për pjesën tjetër të jetës sime, për sa i përket asaj se çfarë do të thotë për mua të kaloj Ray. Ai dhe Reggie, djemtë që kam pritur të vijnë në lojë. Definitivisht e veçantë”, theksoi Curry pas këtij rekordi.

Ndërkohë pas ndeshjes, ai shkoi të përqafonte Allenin duke krijuar një moment emocionues në Madison Square.

Marketing