100 milionë euro qarkullim për 1 vit, Maliqi Group fillon një epokë të re në fushën e distribuimit

Maliqi Group fillon një epokë të re në fushën e distribuimit, patundshmërisë dhe fushën e mikpritjes të bashkuar me 10 kompani të cilat brenda kornizës së një holdingu do të veprojnë së bashku. Anëtarët e bordit njëkohësisht dhe familjarë e Enver Maqliqit, djemtë Altini e Albani dhe vajza Rezarta, njoftuan për planet dhe angazhimet e holdingut për të cilët thanë se janë amanet e të ndjerit Enver Maliqi. Ata thanë se me punë transparente vitin e kaluar në këtë kompani kanë qarkulluar rreth 100 milion euro. E gruaja e Enver Maliqit, Mevlude Maliqi, kryetare e “Fondacionit Enver Maliqi”, tha se ky fondacion do të përkrahë projekte që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën dhe mjedisin jetësor. Në këtë ngjarje u publikua edhe një reportazh i shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e afaristit, humanistit dhe filantropit Enver Maliqi.

Marketing

“Fondacioni Enver Maliqi kryesisht do të përkrahë projekte që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën dhe mjedisin jetësor. Për fillim kemi arritur marrëveshje me 2 fakultete arkitekturës në Shkup dhe në Prishtinë me çka do të ndahen bursa për studentët më të mirë. // Përveç kësaj është bërë marrëveshje me Filarmoninë e Maqedonisë me çka do të përkrahen koncertet më të mëdha në vitin e ardhshëm”, tha Mevlude Maliqi – kryetare e Fondacionit Enver Maliqi.