Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pret që të ketë përgjegjësi për dy tragjeditë që ndodhën vitin që po lëmë pas, ajo në spitalin e modeluar në Tetovë dhe në aksidentin e autobusit në Bullgari. Në një intervistë për MIA-an, Spasovski shprehet se pret që të vërtetohet përgjegjësia edhe për njërin rast edhe për tjetrin, pa dallim që për aksidentin me autobus, hetimi bëhet në Bullgari.
Kur flitet në mënyrë gjenerale për shtetin, ministri Spasovski thekson se është një fushë ku ne duhet ta bëjmë reformën më të rëndësishme nga të gjitha reformat.
“Secila reformë legjislative, ndryshim ligjesh, aktesh nënligjore, miratim rregullash e kështu me radhë, nuk është asgjë në krahasim me reformën e mendjes. Kjo është më e rëndësishmja e shoqërisë tonë, se sa do ta ndryshojmë mendjen tonë, sa do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Nga kjo varet gjithëçka. Nga kjo varet përgjegjësia, nga kjo varet përkushtimi në punë, nga kjo varet mënyra e menaxhimit me njerëzit, nga kjo varet sjellja e qytetarëve. E gjithë kjo lidhet me ndryshimin e vetëdijes, të mendimit dhe kjo nuk është proces që përfundon sot për nesër. Ky është proces në të cilin Maqedonia e Veriut, nuk ka përparuar”, deklaroi Spasovski.