Pasuria e Bekim Sali, kandidatit të propozuar për ministër të shëndetësisë

Ministri i ri i shëndetësisë pritet të jetë Bekim Sali nga Alternativa, i cili do të zë vendin e ministrit të deritanishëm Venko Filipçe.

Marketing

Portali Faktor ka gjetur listën anketuese të pasurisë së Sali, i njohur më tepër si stomatolog dhe pronar i ordinancës së tij specialistike në Shkup.

Lista e pasurisë është zbuluar si anëtar i bordit drejtues të Klinikës universitare të toksikologjisë. Ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij, por në emër të prindërve, edhe ate dy banesa, dy dyqane dhe dy automjete, përcjell INA.

Në emër të prindërve ai ka një dyqan me hapësirë 80m2 në Shkup, me një vlerë 4.9 milionë denarë dhe një tjetër me hapësirë 34m2, me vlerë 1.7 milionë denarë.

Po ashtu ka të regjistruar dy banesa, 56 dhe 54m2, me vlerat 1.72 milionë dhe 1.66 milionë denarë. Po ashtu janë regjistruar edhe dy vetura në emër të prindërve, fiat bravo dhe lada. Sali njihet edhe si kandidat i fundit i koalicionit ASH-AAA për komunën e Cairit.