Lista e pagave! Kush ka surrat tani të hiqet si opinionist i pavarur?

Nga Artan Fuga

Marketing

Lista e pagave, ja lumsha atij ose asaj (më tepër asaj) që i ka nxjerrë, i nxorri kallajin së keqes që ka mbërthyer shoqërinë tonë.

Plasi qelbi!

Kush ka surrat tani të hiqet si opinionist i pavarur me dorën e kapur duke e futur në xhepin e buxhetit publik,

Kush ka surrat të hiqet si gazetar çbilirues dhe popullor kur është kapur me kokën futur në qypin me mjaltë,

Kush ka surrat të hiqet si opozitar kur kapet me dhjetë duar duke mbledhur thesare si Ali Baba me dyzet hajdutë,

Kush ka surrat të hiqet sikur si nëpunës lufton për të mirën publike kur nuk ka lënë institucion publik, bankë, rtsh, taksa, ministri, kontrolle, bashki pa futur qen e mace nga libri i shtëpisë,

kush ka surrat të hiqet si i pafajshëm kur fut gojën e vet për të kafshuar simite në dhjetra borde të ndyra,

banda grabitësish, legena, të babëzitur, dhe pikërisht ata që na flasin për Nënë Terezën, për Krishtin, që na urojnë Bajramin, që bëjnë dua për të Shenjtën!

Nesër më 24 dhjetor do të na urojnë Krishtlindjen, me solidaritet për të varfërit! Hahahahahahahahahahahaha!

Dhe tani thërrsasin : Pooooolicaaaaaa kapini këta që krijuan rrjedhje informacioni, na nxorrën të palarat, na nxorrën sekretet tona!

Ja po ja u them, nuk ka bir nëne që e dënon dot në bazë të ligjit atë, burrë, por më tepër grua (supozoj unë) që ka bërë të rjedhë ky informacion!

I ka bërë një shërbim historik kërtij kombi!