Tashmë jemi në Krishtlindje dhe këto ditë rrjetet sociale janë mbushur plot me urime nga personazhet më të spikatur të ditëve të sotme.
Sportistë, artistë, biznesmenë, të gjithë veshin rrobat e tyre më të mira për t’i uruar festën ndjekësve më besnikë në rrjetet sociale. Ka të gjitha llojet e tyre, disa më klasike, të tjera më të sheqerosura. Zlatan Ibrahimoviç është nga ato personazhe që bie shumë në sy.
Futbollisti i Milanit , si çdo vit, ka përdorur humorin e tij ‘pikant’ për të uruar Krishtlindjet për të gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale. Mesazhi ka qenë i qartë: “Gëzuar Krishtlindjet”, ajo që nuk ka qenë aq e qartë ka qenë paraqitja grafike që është përdorur për urimin e tij “të veçantë”.
https://www.instagram.com/p/CX5fOWUrjIs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2c379e8-c21d-4bc6-a901-8004d87f32ea