Gazetari Urim Saliu ka komentuar ndryshimet që po bëhen në Qendrën Turistike të Kodrës së Diellit nga drejtori i ELEM Turs Adem Avziu.
Saliu vlerëson se përpjekjet e Avziut për të kthyer dinjitetin e një qendreje turistike siç është ajo e Kodrës së Diellit janë për t’u marrur shembull.
“Merrni shembull drejtorin e Kodrës së Diellit. Atë njeri që don t’ia kthejë dinjitetin një Qendre Turistike të rrënuar me vite por kaq të rëndësishme. Për më tej nuk e di, por për momentin ai është kampion i ndryshimit” ka shkruar Saliu përmes profilit të tij në Facebook.