Në moshën 92-vjeçare ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias.
Papulias kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë në vitin 1999. Si ligjvënës ai kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, derisa kishte shprehur mbështetje për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.
Papulias shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.
“Me trishtim i dërgojmë përshëndetjet tona të fundit Karolos Papuliasit”, tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.
“Ai e nderoi institucionin më të lartë shtetëror me etikën dhe sjelljen e tij duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo.