







Prej sonte në mesnatë çmimi me pakicë i dizelit ulet për gjysmë denari dhe do të jetë 64 denarë, ndërsa benzina shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shiten me çmim prej 73,50 denarë për një litër BS-95 dhe 75,50 denarë për një litër BS-98.
Çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet 64 denarë për një litër, ndërsa mazuti M-1 NS lirohet për 0,504 denarë për një kilogram dhe tani do të jetë 39,360 den/kg.
Në elaborimin e vendimit, me të cilin bëhet zvogëlimi i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE) informojnë se gjatë periudhës së kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë rritje te benzina për 1,238 për qind, te dizeli për 0,08 për qind, te vaji ekstra i lehtë ka zvogëlim për 0,112 për qind dhe te mazuti zvogëlimi është për 1,447 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë kursi i denarit në krahasim me dollarin është më i ulët për 0,154 për qind.