Donacion për IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj nga Fondacioni “Enver Maliqi” dhe “Dogan air condition solutions”

Në IN Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup u mbajtën dy risjellje të shfaqjes për fëmijë “Legjendat shqiptare” nga regjisori Ledian Gjeci në të cilën ishin prezent nxënës të shkollave fillore të Çairit.

Marketing

Gjithashtu, siç njofton IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj, me iniciativë të “Fondacionit Enver Maliqi” dhe ndërmarrjes “Dogan air condition solutions” u dhuruan dy donacione të cilat përmbajnë dhurata për Vitin e ri për nxënës të cilët u përzgjodhën nga nëntë shkolla fillore të Çairit dhe njëkohësisht teatrit iu donuan pajisje për ngrohje të sallës, inverterë 7kw në mënyrë që vizitorët e vegjël të ndjehen më komod dhe nuk do ta kenë ftohtë, sepse, siç thuhet, salla e teatrit ka nevojë të ketë temperaturën e nevojshme.

Drejtoresha e Teatrit, Dijana Toska thotë se është shumë e nderuar që një fondacion e mban emrin e humanistit Enver Maliqi dhe i cili për fat të keq nuk është më mes nesh, por se kujtohet si një afarist tejet i suksesshëm.

Enver Maliqin e kujtojmë mbi të gjitha si një artdashës dhe arsimdashës të madh dhe ky fondacion vazhdon të rrugëtojë misionin e tij të shenjtë dhe fisnik. Poashtu jemi shumë falënderues për praninë e zonjës Mevlyde Maliqi pronare e Fondacionit “Enver Maliqi”, drejtoreshës Nina Sherifovska drejtore
Fondacionit “Enver Maliqi” si dhe Merita Ramadani Alimi partnere në ndërmarrjen “Dogan air condition solutions” për këtë iniciativë të bukur e cila e bëri teatrin oazë të bukur për fëmijët tanë.

Të dy ndërmarrjet sot kanë treguar humanitetin e tyre si çdo herë tjetër dhe kjo vetëm se dëshmon se kultura dhe arti veçanërisht ajo për fëmijë meriton të ruhet dhe të kultivohet”, potencoi Toska.

Marketing