Mijallkov do të festojë festat e fundivitit në liri

Ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijallkov do ta festojë vitin e ri 2022 në liri. Gjykata e Apelit ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Parcelat në Vodno. Burime gjyqësore bëjnë të ditur se nuk do kishte vendim nëse njëri nga gjykatësit e Apelit, Enver Bexheti, nuk do kthehej në punë, edhe pse ishte në pushim mjekësor, shkruan Alsat.

Marketing

“Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit pranohet ankesa e të akuzuarit dhe ndryshohet vendimi i shkallës së parë, kështu që të akuzuarit i hiqet masa e paraburgimit dhe urdhërohet i njëjti të lirohet menjëherë për t’u mbrojtur në liri.”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Mijalkovit iu caktua masa e paraburgimit për “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit pikërisht para një jave ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Thesari” me garanci 11 milionë euro. Sipas informatave të Alsat nga organet hetimore, pikërisht këto 11 milionë euro me të cilat Mijalkov garanton se nuk do të arratiset, në fakt janë nën hipotekë bankare, e cila ka pranuar që pasuria tani të jetë hipotekë e shtetit, përkatësisht Agjencisë së Kadastrës në rast se Mijallkov arratiset. Raportohet se prona ishte lëndë e veprës penale dhe duhej të ngrihet nga Prokuroria, por kjo ishte penguar, pasi prona që është nën hipotekë bankare nuk mund të ngrihet në lëndë penale.