Omicron në Shqipëri, Rama paralajmëron rikthimin e disa masave

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi mundësinë e rikthimit të disa masave kundër koronavirusit.

Marketing

E gjitha kjo, sipas kryeministrit vjen për shkak të variantit të ri Omicron, i cili po mbyll një nga një shumë vendet të Europës. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se masat do të vlerësohen në bazë të situatës.

“Deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë për t’u ringritur nga humnera ku u gjendëm të gjithë. Dua të them se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re, për shkak të variantit të ri të virusit që po mbyll dhe vendet e tjera. Ne nuk do të ngutemi, vetëm se duhet ta dimë që nuk mundet ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe mbase disa masa duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë. Kemi garantuar të gjitha dozat e vaksinës. Po bëjmë një vlerësim pasi shumë njerëz janë vaksinuar jashtë. Jemi gati për spitalin e ri infektiv që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues, modernizimi total si dhe kemi 56 ambulanca të reja që e ka çuar flotën në një numër optimal brenda standardeve europiane”, u shpreh Rama