Spasovski: Të festojmë me përgjegjësi!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se për festat e fundvitit duhet të festojmë me përgjegjësi, të kujdesemi ta ruajmë shëndetin personal dhe të afërmve.

Marketing

“Të mos vozisim nëse konsumojmë alkool ose të mos pimë nëse duhet patjetër të drejtojmë automjet. Të mos e publikojmë mungesën tonë në shtëpi, duke e bërë kështu më tërheqëse për vjedhësit, ndërsa dukuritë e dyshimta t’i paraqesim në komisariatin më të afërt. Piroteknikën tua lëmë profesionistëve, sepse vend shumë më i mirë për të festuar janë rrethi i më të afërmve, sesa urgjencat. Edhe pse për policinë nuk ka festë pasi do të jenë në terren, të përmbahemi nga incidentet, sepse ato vetëm e shkatërrojnë atmosferën festive”, thotë në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, Spasovski.

https://www.facebook.com/watch/?v=1015951208960184