Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes Konferencës për media ka njoftuar opinionin lidhur me çmimin e energjisë elektrike!
Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë ministri Bekteshi, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet më shumë se 10%, por 9.48%, për dallim nga deklaratat e liderit të VMRO-së, Kristijan Mickovski se çmimi do të rritet deri 50%!
Përveç kësaj do të mbetet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, si dhe ajo e së dielës.
“Në seancën e sotme, Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë miratoi Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2022. Janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare për konsumatorët në nevojë! Sipas programit për mbështetje financiare mbi 7.000 amvisëri me rrezik social do të marrin mbështetje financiare nga 600 deri në 800 denarë në një periudhë prej 12 muajsh.
Për herë të parë aplikohet ndihma financiare për kategoritë më të rënduara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së garantuar me ligj. Në kushtet e krizës globale energjetike, arritëm të parandalojmë një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike mbi 25% dhe të aktivizojmë prodhimin vendor për të zbutur goditjen e çmimeve. Çmimi i energjisë elektrike i furnizuesit universal – EVN HOME për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, do të rritet për 9,48% krahasuar me periudhën e mëparshme të faturimit, njofton Komisioni Rregullator për Energji. Do të mbetet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, si dhe ajo e së dielës. Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike.
Të gjitha kapacitetet vendore për prodhimin e energjisë elektrike janë në funksion të përballjes me sukses të krizës energjetike. Të gjitha sasitë e energjisë elektrike të nevojshme për furnizuesin universal do të sigurohen nga prodhimi vendas, pra pa import” – ka deklaruar Bekteshi!