Shtrenjtohen karburantet, rregullatori shpalli çmimin e ri

Çmimi i derivateve nga mesnata pritet të shënojë rritje për 1,5 denarë për liter. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikes.

Marketing

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77 denarë, ndërsa EURODIESEL (DE V) për 65,5 denarë për litër si dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1).

Me vendim të ERC-së për 0,850 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 40,21 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, ERC tregon rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, për benzinën me një mesatare prej 4.218 për qind dhe për naftën me një mesatare prej 3.934 për qind, dhe rreth 0,217 për qind më i ulët i denarit kundrejt dollarit. Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 2.17 për qind.